Categories Lajme

Italia, përgjigje kaotike ndaj pandemisë, si u zhduk brenda orësh raporti i OBSH-së

Një raport faktmbledhës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Italinë thotë se përgjigjja e parë e vendit ndaj pandemisë së Covid-19 ishte “e improvizuar” dhe “kaotike”. Por ky raporti është zhdukur nga faqja e organizatës dhe zyrtarët nuk japin hollësi. Fillimisht dokumenti u publikua më 13 maj.

Përgjigjja e parë e Italisë ndaj pandemisë së Covid-19 ishte “e improvizuar” dhe “kaotike” sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që më pas u zhduk nga faqja e organizatës vetëm disa orë pas publikimit në muajin maj të këtij viti. Hetimi për raportin e titulluar “Një sfidë e paprecedentë, përgjigja e parë e Italisë ndaj Covid-19”, u krye nga një grup pan-europian shkencëtarësh të drejtuar nga italiani Francesco Zambon.

Fillimisht dokumenti u publikua më 13 maj dhe më pas u tërhoq nga OBSh-ja pa dhënë ndonjë shpjegim për këtë. Dokumenti prej 102 faqesh thotë se qasja e Italisë ndaj politikave të shëndetit publik, vonesa në testimin dhe gjurmimin e rasteve të infektimit me Covid-19, kontribuoi në përkeqësimin e gjendjes në fazën e parë të pandemisë.

“Të papërgatitur për një valë pacientësh kaq të sëmurë, reagimi fillestar i spitaleve u improvizua, kaotik dhe krijues,” thekson raporti dhe shton se planet e qeverisë për përgjigjen ndaj pandemive ishin përditësuar që në vitin 2016. Dyshohet se përkeqësimi i gjendjes erdhi edhe si pasojë e pavarësisë së tepërt që kanë rajonet nga qeveria qendrore.

Zyra e OBSh-së për Europën i tha gazetës britanike Financial Times, se “raporti u tërhoq për gabime statistikore” por refuzoi të japë më shumë hollësi. Por autori kryesor, zoti Zambon, e sfidoi OBSh-së dhe tha se para publikimit, raporti kaloi në disa shkallë kontrolli. Rezulton se raporti është miratuar dhe publikuar fillimisht më 13 maj në Gjenevë.

Për shkak të numrit të lartë të viktimave, prokurorët e Bergamos, epiqendrës së shpërthimit të valës së parë të Covid-19 në Itali, janë duke hetuar nëse autoritetet në nivel vendor apo qendror gabuan në menaxhimin e gjendjes së krijuar, duke ndikuar përkeqësimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME