Categories Politike

Italia pranë Shqipërisë për përballimin e situatës pas tërmetit

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, deklaroi sot se “afërsia e qeverisë italiane ndaj qeverisë dhe popullit shqiptar sigurisht është dëshmuar nëpërmjet pranisë së forcave të ndërhyrjes së shpejtë të emergjencave civile dhe të zjarrfikësve dhe forcave të tjera të emergjencës për përballimin e kësaj situate urgjente pas goditjes së tërmetit”.

Gjatë vizitës në Vorë, në kampin ku janë strehuar të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit, ministri Di Maio thekoi se “këtë e dëshmon më së miri edhe ky kamp me tenda, që ndodhet pas krahëve të mi dhe që është dhuruar nga qeveria italiane për qeverinë shqiptare për të përballuar me sukses këtë situatë”.

“Prania ime sot këtu përbën një dëshmi tjetër të afërsisë së qeverisë italiane dhe Italisë për popullin shqiptar pas goditjes së tërmetit në fund të muajit nëntor”, – tha ai

Ministri Di Maio i shprehu ngushëllimet ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe nëpërmjet saj edhe qeverisë shqiptare, për viktimat e tërmetit të muajit të kaluar.

“Do të doja të theksoja edhe njëherë se jemi duke dhënë një ndihmesë edhe në vlerësimin e dëmeve, jo vetëm nga pikëpamja financiare, përsa i përket dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe në bazë të këtyre vlerësimeve ne do të japim më tej ndihmesën tonë edhe nëpërmjet organizimit të konferencës së qeverive europiane për të ndihmuar edhe njëherë Shqipërinë për përballimin e kësaj situate për ti kthyer popullatës sigurinë dhe jetën normale”.

“Një përqafim edhe për familjarët e viktimave të tërmetit gjithashtu populli italian i gjendet afër popullit shqiptar sepse i lidh një miqësi e fortë mes tyre miqësi do të forcohet më shumë më tepër dhe do të ndihmojë pupullin shqiptar t’i kthehet normalitetit”,- tha Di Maio.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME