Categories Lajme

Italia shpall fitoren mbi COVID-19/ Ministri i Shëndetësisë: Ne ia dolëm, më e keqja ka kaluar

Në lidhje me përballimin e pandemisë së COVID-19, Ministri i Shëndetësisë në Itali ka komentuar së fundmi punën e bërë nga qeveria. Ministri Roberto Speranzas, tha se Italia ka ende goxha punë për ta eliminuar virusin, ndërsa shtoi se më e keqja ka kaluar tashmë sa i përket krizës. “Mendoj se Italia ia doli. Nuk jam duke menduar për qeverinë, por për vendin si një të tërë. E kemi kaluar stuhinë, edhe pse nuk jemi akoma një parajsë e sigurt,” deklaroi Speranza.

Agjencia e Mbrojtjes Civile në Itali, raportoi ditën e sotme 15 vdèkje të tjera të lidhura me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë konfirmuar 128 raste të reja. “Ne ishim të parët që u goditën në botë pas Kinës. Ne nuk kishim një manual udhëzimi, duhet të mësonim rreth virusit, “tha Speranza. “Situata ndërkombëtare është shqetësuese, jemi në momentin më të keq të epidemisë në botë,” shtoi ai, duke paralajmëruar se kriza do të mbetet “vetëm një gjë e së kaluarës”, kur të zhvillohet një vaksinë e suksesshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME