Categories Lajme

Italianët anulojnë rezervimet në Sarandë, Ja arsyeja…

Turistët italianë që mbërrijnë me tragetet e linjës në Sarandë kanë anuluar rezervimet. Shkak për këtë sipas kryetarit të shoqatës së operatorëve turistikë, Arben Cipa është bërë sorollatja e tyre nga Vlora drejt Sarandës, pasi pushuesit mbërrijnë fillimisht në Vlorë e më tej shoqërohen me autobus drejt Sarandës.

Rreth 50% e rezervimeve në Sarandë nga turistët italian janë anuluar. Sipas kryetarit të shoqatës së operatorëve turistikë, Arben Çipa, shkak për këtë janë bërë tragetet e kompanive italiane të cila u premtojnë turistëve se do ti çojnë ne Sarandë, por përfundojnë duke i sjellë me autobusë nga Vlora drejt Sarandës.

Arben Çipa: Ky traget nuk mbërrin më në Sarandë, por mbërrin në Vlorë. Është anije që i dedikohet linjës dhe turistët e Sarandës janë të detyruar të zbresin në Vlorë dhe me transporte të kompanisë të mbërrijnë në Sarandë. Kjo është diçka e lodhshme.

Arben Cipa bën apel për një zgjidhje sa më të shpejtë në mënyre që Saranda të mos ketë të njëjtat pasoja edhe vitin tjetër.

Arben Çipa: Autoritetet apo subjektet private duhet të gjejnë një zgjidhje për këto grupe të cilët nuk kanë prekur Sarandën direkt. Urojmë që ky problem të mbyllet këtë vit.

Turistët italianë përbëjnë pjesën dërrmuese të të huajve në Sarandë, dhe mungesa e tyre sjell kosto të mëdha në restorante dhe apartamentet me qira ku italianët shpenzojnë më  tepër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME