Categories Lajme

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, ashtu siç nuk e keni parë kurrë

Nëse nuk do kishte aq shumë roje rreth saj, askush nuk do ta kuptonte se ajo zonjë e hijshme, e cila po blinte akullore, e veshur sport, bashkë me fëmijët e saj, është një person i rëndësishëm. Në fakt, ajo është Leyla Moses-Ones, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila kryen funksionet e ambasadores derisa të vijë ambasadorja e emëruar tashmë, zonja Yuri Kim.

Leyla ka rënë menjëherë në sy për elokuencën e saj, për faktin që flet shqip dhe për pamjen e këndshme gjithashtu. Duhet thënë se ajo është një zonjë shumë e hijshme. Paparazzi ynë e gjeti në një dyqan akulloresh diku në qendër të Tiranës. E veshur me tuta, bluzë pambuku dhe atlete, me flokë të mbedhura dhe pa grim, zonja Ones dukej si dikush i zakonshëm. Ajo ka shpenzuar mjaft kohë duke zgjedhur shijen e duhur të akullores, për vajzën dhe djalin e saj, ndërkohë që bashkëshorti mbante një karrocë ku ndodhej dhe fëmija e tretë i çiftit.

Leyla e Ambasadës amerikane

Pasi u zgjidh misioni i vështirë për të kënaqur të gjithë familjen me akullore, zonja Ones u largua nën mbikqyrjen e rojeve, të cilët mbanin distancë për të mos rënë shumë në sy. Për kuriozitetin tuaj, për ta njohur më mirë zonjën Leyla MosesOnes, më poshtë keni një biografi të shkurtër të saj, të publikuar në faqen e ambasadës amerikane. Leyla Moses-Ones nisi karrierën e saj diplomatike si zyrtare e Shërbimit të Jashtëm në Departamentin e Shtetit në korrik të vitit 2001.

Leyla e Ambasadës amerikane1

Që atëherë, ka shërbyer në pozicionin e zyrtares konsullore në San Hose, Kosta Rika; zyrtares politike në Maputo, Mozambik; zyrtares për Vëzhgimin në Qendrën Operacionale; zëvendëszyrtares kryesore në Adana, Turqi; zyrtares për Marrëdhëniet me Publikun në Mynih, Gjermani; dhe si zëvendësdrejtore në Zyrën e Politikave dhe Çështjeve Globale të Byrosë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike (EUR/PGI) në Uashington, D.C. Përveç kësaj, para se t’i bashkohej EUR/PGI në vitin 2015, Leyla përfundoi me rezultate të shkëlqyera Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes, duke marrë Diplomën e nivelit Master për Sigurinë Kombëtare dhe Strategjinë për Burimet e Mbrojtjes.

Leyla e Ambasadës amerikane2

Ajo mbërriti në Tiranë në muajin gusht të 2018 për të filluar mandatin trevjeçar si zëvendësambasadore. Përpara se t’i bashkohej Shërbimit të Jashtëm, Leyla punoi për pesë vjet për çështjet legjislative dhe marrëdhëniet me publikun në Uashington, D.C. Ka studiuar të drejtë ndërkombëtare, marrëdhënie e organizim ndërkombëtar në Shkollën për Shërbimin e Jashtëm në Universitetin Georgetown dhe Studime Europiane në Universidad Autonoma në Madrid, Spanjë; si dhe Studime për Sigurinë Kombëtare në Shkollën Eisenhower. Ajo flet spanjisht, portugalisht, turqisht, gjermanisht dhe shqip. Është nënë e tre fëmijëve dhe bashkëshorti i saj është trajnues për drejtues ekzekutivë dhe kapiten i Marinës së SHBA, i dalë në pension.

Lyla-Moses-Ones
Leyla-Moses-Ones-2

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME