Categories Lajme

Rritja e sigurisë, 110 shtetas të pr.oceduar

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 110 shtetas, konkretisht: 25 janë arrestuar, 11 janë ndalur dhe 74 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndalur 4 persona, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.Në fushën e narkotikëve, në të gjithë territorin, janë evidentuar 8 raste, me 6 autorë të arrestuar dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 17 raste, konkretisht: 5 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Korçë, 1 në Vlorë, 1 në Dibër; 5 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 3 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Fier; 7 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 3 në Tiranë, 2 në Vlorë, 1 në Korçë, 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, konkretisht: 2 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 2 në Fier, me 1 autor të ndaluar dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Korçë, ku autori është arrestuar në flagracë; 1 në Elbasan, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 11 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 6 raste, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen ën gjendje të lirë dhe 3 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 11 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 5 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Berat, 1 në Lezhë, 1 në Vlorë, 1 në Shkodër, 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Ëhtë evidentuar 1 raste i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 11 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe proceduar 6 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 3 në Tiranë, 2 në Vlorë dhe 1 në Dibër.Janë evidentuar dhe proceduar 5 shtetas që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, 2 në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 në Durrës.Janë evidentuar 3 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët po procedohen në gjendje të lirë. /j.p/ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME