Teksa sezoni turistik po shkon drejt fundit të tij, Saranda ka qenë qyteti që ka pritur qindra mijëra turistë italianë. Ata shprehen të mahnitur me qytetin bregdetar, ndërsa thonë se edhe çmimet janë të papërballueshme.
Muaji gusht ka rezultuar të jetë muaji i pushuesve italian, në Sarandë.
Nga Rezervimet e muajit gusht, baret dhe restorantet u mbushën me të rinj italian. Cmimet e lira krahasuar me jugun e Italisë dhe vija bregdetare janë dy nga arsyet kryesore se përse të rinjtë italian zgjedhin Sarandën për të pushuar.
“Më pëlqen shumë Shqipëria, jam e lumtur që erdha këtu, ka shumë lëvizje,dhe deti është i mrekullueshëm.”
Ne 5 vitet e fundit Saranda është vizituar më se shumti nga turist italian. Një pjesë e tyre janë rikthyer, të kënaqur me ndryshimet qe kanë gjetur në qytet, por të suprizuar nga rritja e çmimeve.
Për italianët Shqipëria është një destinacion i mirë pushimesh, por i vetmja gjë që çalon sipas tyre është shërbimi.
“Përsa i përket shërbimeve, ka vende që nuk ka mundësi që të paguaj me kartë. Është problem për ne se i përdorim në Itali. Nuk e di nëse do të vijë sërish këtu, preferoj t’i ndërroj vendet që vizitoj.”
Pushuesit italian ishin të shumëpriturit e operatorëve turistik në Sarandë për këtë verë. Me polakët, çekët dhe spanjollët qe u prirën drejtë pushimeve ekonomike, italianët ishin të vetmit turist konsumi.
“Unë mendoj se Saranda është një qytet i bukur, ka më shumë njerëz se sa e prisja, çmimet janë të mira. Sa i përket shërbimeve shpeshherë është e vështirë të kuptohemi, kemi problem me marrjen me qira por në përgjithësi është në rregull.”
Me italianët Saranda po mbyll pikun e sezonit turistik, nga data 1 gusht vetëm përmes portit mbërritën 45.000 pushues, shumica italian./oranews
