Categories Lajme

Zyrtarët turpërojnë qytetin/ Punonjësit e bashkisë së Pogradecit vjedhin ndihmat e qytetarëve

4 punonjës të Bashkisë së Pogradecit kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë kapur duke vjedhur ndihma që ishin dërguar në qytet në formën e një donacioni. Punonjësit e bashkisë, janë arrestuar pas denoncimit të qytetarëve.

4 punonjës të Bashkisë së Pogradecit, turpëruan qytetin. Ata vodhën ndihma që ishin donacion për qytetarët atje.

Reshit Fraholli me detyrë përgjegjës i rrugëve rurale dhe ish-kryetari i komunës se Çërravë, dhe punonjësit e kësaj ndërmarrje Raif Muçka; Bektash Xhudellari dhe Marsel Muçllari u arrestuan të dielën nga policia, pas videove të publikuara nga mediat, ku shihen personat duke marrë ndihmat.

Policia njoftoj se Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e pallatit të sportit, në qytetin e Pogradecit, vodhën disa pako me ndihma, të dhuruara nga donatorë të huaj, për komunitetin e kësaj bashkie.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pakot me sendet e vjedhura dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin do të transportoheshin.

Ilaçe, maska, produkte të tjera mjekësore dhe rroba, janë vetëm disa prej gjërave që janë marrë nga punonjësit e bashkive.

10 kamionë me ndihma erdhën nga Gjermania të shtunën në Pogradec si donacion i personave të ndryshëm për komunitetin e Pogradecit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME