Categories Lajme

Italiani gjendet pas 14 vitesh në fund të liqenit

Ku.foma e dekompozuar e një italiani 59 vjeçar, të quajtur Rosario Tilotta, i zhdukur në vitin 2004, dyshohet se ndodhet në makinën tip Ford që u gjet rreth një javë më parë nga disa zhytës në fund të liqenit Iseo në Tavernola në Itali.

Ata denoncuan menjëherë në Polici, ku u shprehën se na makinën e zhytur 80 m në fund të liqenit kishin parë një kufomë. Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga policia lokale e cila ka edhe targën e makinës që dikur i përkiste personit të zhdukur Rosario Tilotta i cili njihej për lidhjen e tij me ma.fien dhe kryesisht me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Për më tepër që zona rreth liqenit përdorej shpesh nga mafia lokale për likujdimet e saj. Vëllai i tij pas mësimit të lajmit, është i bindur se i vëllai është v.rarë për shkak të punëve të pista ku ishte përfshirë.

Rosario Tillota, i lindur në Tunisi, sipas të vëllait frekuentonte shpesh prostituta të cila ia sillte në shtëpi një shqiptar. Madje sipas vëllai të tij Diego, ai dyshon se Roberto merrej edhe me dr.ogë, dhe kur ka shitur pjesën e tij, ka marrë paratë dhe më pas është zhdukur.

Pak para se të zhdukej, Rosario ishte martuar me një shqiptare të quajtur Elva Kurti, 22 vite më e re se ai. Ajo që i bën të dyshojë edhe më shumë karabinierët është fakti se nga momenti i zhdukjes, është dashur disa javë që gruaja të kryente denoncimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME