Categories Lajme

Italiani vendosi implant dentar në Shqipëri, pëson sulm në zemër dhe ndërron jetë pak minuta pas operacionit

Një i moshuar italian ka humbur jetën në Shqipëri vetëm pak minuta pasi kishte vendosur një implant dentar. Lajmin bën me dije presidenti i Shoqatës Kombëtare të Stomatologëve Italianë (Andi) të Barit dhe Bat, Fabio De Pascalis, i cili paralajmëron italianët të mos joshen nga shërbimet dentare me kosto të ulët jashtë vendit, pasi sipas tij mund të kenë rrezikshmëri të lartë.

71-vjeçari Agostino Sellitri kishte ardhur në vendin tonë për të vendosur implantin dentar, por pas ndërhyrjes së mjekëve, ai pësoi sulm në zemër dhe nuk mundi t’i mbijetojë.

“Premtimet për ndërhyrje dentare me kosto të ulët fshehin gracka dhe rreziqe që nuk mund të anashkalohen”, thotë dentisti. “Rreth korrelacioneve dhe implikimeve që mund të ketë shkaktuar ndërhyrja – shton ai – e ndjej për detyrë, në emrin tim dhe të të gjithë kolegëve të mi, të bëj thirrje për kujdes dhe vëmendje kur vendosni të ndërmerrni një udhëtim për turizmin dentar”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME