Categories Lajme

Iu bë atentat, ky është shqiptari që u ekzekutua në Ekuador

Ky është Arjanit Rizaj, shqiptari që u qëllua për vdekje brenda automjetit të tij që e kishte parkuar pranë urgjencës së spitalit Luis Vernaza në Guayaquil, Ekuador.

Viktima ndodhej brenda makinës me targë GSM-2390 kur u sulmua nga dy persona që mbërritën në vendngjarje me një motoçikletë. Bashkëshortja e 53-vjeçarit tha për policinë se kishin mbërritur pak minuta para atentatit në urgjencë për të vizituar një të afërm që kishin shtruar atje.

Burime policore për Extra thanë se: “Gruaja ishte me të afërm të tjerë kur bashkëshorti i saj u vra. Së bashku e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë dërguar në krahë në urgjencën e spitalit, por mjekët nuk i kanë hapur dyert, ndaj është dashur ta çojnë në një klinikë ku ka ndërruar jetë pak minuta pas shtrimit.”

Në videot e filmuara nga momenti pas krimit vërehet ankthi i të afërmve të të huajit në përpjekjet për t’i shpëtuar jetën.

“Po i rrjedh gjak! Kujdesuni për të! Telefononi Policinë!”- dëgjohet në nga personat duke thënë.Bashkëshortja e Arjanit ka treguar para hetuesve se viktima nuk punonte pasi ishte pa dokumente, por merrte para nga të afërmit e tij në Shqipëri dhe nga një vëlla që jetonte në Kanada.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME