Categories Lajme

Iu gjet 137 kg ko.ka.inë në kontenierët në Durrës, sh.okon me deklaratën pronari

Katër ditë pas operacionit “Kuito”, ku u kapën 137 kg kokainë dhe u arrestuan dy persona, hetuesit kanë dyshime se pritësit e drogës kanë pasur bashkëpunëtorë në administratën doganore. Por hetimet e deritanishme nuk kanë zbuluar ndonjë të dyshuar.

“Alba Exotic Group”, kompania që tentoi të transportonte 137 kilogramë kokaine kishte kryer plot 151 udhëtime me të njëjtin itinerar. Eduard Dauti, pronari i kësaj kompanie këtë të martë në emisionin Opinion ka folur mbi këtë ngjarje, në kontenierët e kompanisë së tij. “Unë jam njoftuar fillimisht për herë të parë, nga portalet. Unë sjell banane javë për javë. Ato janë banane dhe unë bëj këtë punë prej 9 vitesh. Unë sjell banane dhe limona nga Amerika latine.  Nuk kisha asnjë dijeni që brenda kësaj ngarkese kishte drogë. Ne e kemi mësuar të premte në darkë, unë sjell minimalisht 450 kontenierë në vit. Mesatarisht 1 kontenier në ditë”, u shpreh Dauti.

Ai tha se si biznesmen në këtë fushë ka frikë, pasi mund të ndodh që si në këtë rast brenda kontenierëve me banane të fute dhe lëndë narkotike.

“Zoti më shpëtoftë, faleminderit DEA apo autoriteteve shqiptare kush i zuri, sepse unë do isha i arrestuar. Kontenierët do kishin kaluar në skaner dhe unë do isha arrestuar. Policia nuk më kanë marrë në fare në pyetje për ngjarjen”, shtoi biznesmeni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME