Categories Lajme

O Zot çfarë historie të dhi.mbshme/ 40 vjeçarja e sëmurë në mes të katër rrugëve

Kjo është Lindita Balliu nga fshati Brret i malësisë së Krujës, dhe prej disa kohësh e larguar nga banesa. 40 vjeçaren e gjetëm pranë rrugës së vjetër nacionale në afërsi të Mamurrasit, me disa rroba në një çantë, bukë dhe ushqime. E pyetëm atë përse ishte në rrugë, ndërsa ajo është me aftësi ndryshe, dhe me sa ka folur bëri me dije se ajo ndodhet prej disa ditësh larg banesës. Shkaqet sipas saj janë se e sulmojnë njerëz të ndryshëm, por kjo duket e pabesueshme, pasi largimi nga banesa nuk është rasti i parë.

Disa kohë më parë ish- kryetari i fshatit, Muharrem Kulla apeloi për rehabilitimin e tërë familjes së Xhemal Balliut, për shkak se janë që të gjithë me aftësi ndryshe dhe asnjë nga institucionet nuk po e largojnë këtë familje në qendër sociale.

Të tillë janë dy prindërit, ndërsa vëllai i ka humbur jetën disa vite më pare dhe 40 vjeçarja Lindita ka lindur tre fëmijë nga këta dy jetojnë në një qendër sociale.

E tillë është situata e kësaj zonje nga Brreti i Krujës, e larguar prej kohësh nga banesa, kalon ditën dhe netët në qiell të hapur, duke rrezikur dhe jetën e saj, ndërsa asnjë institucion nuk kujdeset për rehabilitimin e familjes dhe shoqërimin e saj në banesë nga strukturat e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME