Categories Lajme

Iu gjetën mina me eksploziv C4 në mjet, çfarë dëshmoi 51-vjeçari: Më kanë ngritur kurth, jam agjent…

Avokati i Petrit Ndoji, 51-vjeçarit që iu gjetën në mjet katër mina me telekomande me eksploziv C4, ka deklaruar se klienti i tij ka mohuar akuzat.

Sipas dëshmive në polici, avokati shprehet se 51-vjeçari ka deklaruar se i kanë ngritur kurth.

“Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë nuk ka pranuar të bëjë deklarime, por në dëshminë e dhënë për policinë është shprehur se nuk ka lidhje me veprat që i atribuohen, pretendon se iu është ngritur një kurth, është agjent imobilar dhe nuk ka lidhje me këto vepra.

Ai është shprehur dhe ka dyshime se kurthi është ngritur nga bashkëpunëtorë të policisë apo të njohur të tij, Do të vërtetohet gjatë hetimeve. Ka deklaruar se diku në Vorë nëpërmjet një bashkëpunëtori ka marrë qesen por nuk e dinte përmbajtjen e saj brenda. Do dalim fakte që do të vërtetojnë pafajësinë e tij.

Qesen e ka marrë në Vorë dhe do të shkonte në Ksamil është agjent imobilar, ka pasur dosjen për shitjen e disa pronave sipas deklarimeve të dhëna”, tha avokati i tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME