Kryeministri Edi Rama ka akuzuar kreun e PD-së Lulzim Basha, se është treguar i papërgjegjshëm me takimin që bëri në Durrës me tregarët si dhe me shkuarjen në ambientet e Teatrit Kombëtar. “Ajo që ndodhi me kryetarin e Partisë Demokratike në Durrës dhe mbrëmë që shkoi në sheshin e ashtuquajtur për mbrojtjen e identitetit kulturor, është e papërgjegjshme.
Mos merrni shembullin e kryetarit të Partisë Demokratike. Mund të bini dakort për temën e tij, por asnjëherë me sjelljen që ai bëri. Nuk e bën askush sot në botë këtë”, – u shpreh Rama. Kujtojmë se ditën e djeshme Basha u gjobit dhe iu hoq patenta pas takimit në Durrës.
