Categories Lajme

Iu pre jeta në mes kur sapo ishte bërë baba, miqtë e të riut në Durrës: “Ishte shembull për rrugën ku banonte! Nuk kam fjalë ! Ke frikë të kalosh rrugën!

Jeta e një të riu u pre në mes pas një aksidenti fatal në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit. 29-vjeçari Serxhio Vogli u përcoll pasditen e sotme për në banesën e fundit.

I riu humbi jetën në spital, pasi ishte përfshirë në një aksident automobilistik. Mbrëmjen e së shtunës, 29-vjeçari u përplas nga automjeti tip “Ford” me drejtues 19-vjeçarin e identifikuar me inicialet E. L.

Miq të shumtë të të ndjerit, në mesazhet e ngushëllimit, kanë shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të të riut.

“Nuk gjej fjale per kete qe kam lexuar. Serxhio ishte nje shok femijerie me te cilin kemi kaluar shume mir dhe eshte nje lajm qe na goditi totalisht si shoqeri. Ngushellimet me te sinqerta familjes!” shkruan miku i tij.

“Nuk ka fjale ngushellimi per Serxhion. E kam njohur qe te vogel. Shembull ne rrugen ku banonte e sapo ishte bere baba. Ne rrugen Taulantia ku ndodhi kjo gjeme kalojne makinat si ne autostrade. As te vizat e bardha nuk kalon dot pa i nxjerre doren te ndalojne shoferet.”, shkruan një tjetër.

Një prej miqve thotë se Serxhio ishte nisur për në spital, pasi kishte të ëmën sëmurë, por fatkeqësisht kjo vizitë e tij nuk u realizua dot kurrë.

“I shkreti ishte nis per ne spital se kishte mamen pa qejf, mami kaloi ngjitur me te kur ai ishte shtrire ne rruge pa e dit qe ishte cuni saj dhe tha sa gjynah 😥 ngushellime familjes per kte humbje kaq te madhe 😥😥”, shkruan ai.

Vlen të theksohet se banorë të zonës ngrenë shqetësimin, që kjo rrugë kaq e frekuentuar bëhet burim aksidenti, sepse drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Ajo rruge eshte nje tmerr per qytetaret…ecet me shpejtesi sketerre…shoferet nuk respektojne rregullat…po nuk venfoset semafor kushedi sa do jene viktima…beni vetem bilancin per 2021..sa te plagosur,sa te vdekur…qeveria,qarkullimi rrugor çfare beni??Iku djali 19 vjeç….ai qe e vrau neser del….”

“Nuk kam fjalë ! Ke frikë të kalosh rrugën ! E kan bërë rrugë për gara e për të bër të fortin e shpejtësisë ! Ku esht shteti ktu ????

Vër tabela o shtet ku shpejtësia e lejuar në zonat brenda mos ti kaloj normat ! Ver gjoba o shtet ku kalon pak kjo shpejtësi !!! E shife do kaloj më njëri aty !!! Apo duhet të vdesin dhe ca njërëz qe shteti të vër dor 🥲🥲🥲🥲

Pa fjalë ! Mjer nëna e baba për humbjen , mjer ai fëmij qe do rritet pa babë .

“Po ne na drejton nje shtet legen qe nk mer masa per asgje. Po Serxhio u aksidentua ne der te shtepise. Vollga eshte ber sikur esht super strade ke frik te kalosh dhe ne vijat e bardha, se i teket nje psikopati qe do te bej figure me shpetesi sketerr. Policet tan kane mendjen te vendosin gjoba kur parkon dysh nuk shikojn makinat. Eshte tragjedi e madhe la cunin e vogel nusen familjen. Kush ja kthen familjes Serxhon tani? Un jam pa fjale per kte rast. Nuk vdes ai qe vrau Mateon e shkret vdesin njerezit me te mir

Këto janë disa prej komenteve të qytetarëve, ndërsa për aksidentin që i mori jetën Serxhios, është vënë në pranga 19-vjeçari, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /Durreslajm

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME