Categories Lajme

Gjobitet qytetari ne Kolonje, Kryente manovra te rrezikshme ne rruge

Kryente manovra të rrezishme në rrugë, procedohet administrativisht nga Policia. Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqej një drejtues mjeti që drejtonte mjetin mbi normat e lejuara të shpejtësisë, kryente manovra të rrezikshme duke u kthyer në burim aksidenti dhe rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës, në qendër të banuar, në qytetin e Ersekës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë bënë të mundur identifikimin e tij, shoqërimin në Komisariat dhe bllokimin e automjetit.

Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore pranë DVP Korçë e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit, shtetasin K. P., 22 vjeç, me masën administrativë 20.000 lekë, në bazë të nenit 139 “Shpejtësia”, të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë dhe të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME