Categories Lajme

Iu shërbyen pacientëve, infektohen dy mjekët në Kolonjë

Dhjetë rastet e konfirmuara nga ministria e Shëndetësisë për qarkun e Korçës, janë të ndara në tre bashki të qarkut. Në bashkinë e Kolonjës sipas burimeve janë personel shëndetësor, të cilët i kanë shërbyer rasteve të para me COVID-19 në këtë qytet. Mjekët kanë qenë të izoluar përgjatë këtyre ditëve ndërsa vetëm pasditen e djeshme rezultatet kanë dalë pozitive për të dy, duke e çuar tashmë qytetin e Ersekës me katër raste aktive.

Burimet bëjnë të ditur se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe momentalisht ndodhen në banesat e tyre. Përsa i përket bashkisë së Korçës e cila ditën e sotme ka rezultuar me shtate persona të infektuar nga COVID19, burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik, bëjnë të ditur se përveç kontakteve të afërta ka edhe vatra të reja, midis tyre edhe grupmosha të reja.

Mësohet gjithashtu se një prej rasteve është nisur drejt kryeqytetit. Ndërkohë edhe bashkia e Pogradecit e cila paraqitet me një rast bëhet e ditur se është kontakt i afërt me rastet e fundit në qytet. Rastet e njëpasnjëshme në qark ka bërë që numri në total të shkojë në 62./ Balkan Web

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME