Categories Lajme

Iu vu shiriti pas tërmetit të 26 Nëntorit, Muzetë dhe Kalaja e Krujës hapin dyert për vizitorët

Pas dëmeve nga tërmeti i 26 Nëntorit, Kruja ka rihapur dyert e Kalasë dhe dy muzeve, atij Kombëtar dhe atij Etnografik. Pas verifikimit nga ekspertët zviceranë dyert e tyre janë hapur për të pritur sërish vizitorët, ndërkohë që vijon të jetë e kufizuar zona tek kulla pranë kalasë.“Lajmi i mirë është fakti se nga dita e djeshme dy muzetë e Krujës janë të hapur dhe ne i mirëpresim vizitorë. Pasi akt konstatimit nga ekspertët e Zvicrës rezultoi se ata nuk kanë pësuar asnjë dëmtim dhe janë të gatshëm për të pritur vizitorët”, thotë drejtori i 2 muzeve të Krujës.

Kulla e Kalasë së Krujës ose siç quhet ndryshe Kulla e Sahatit është ndërtuar në shekullin e 12, ku shërbente si kullë vrojtimi. Ndër shekuj Kulla ka pësuar dëmtime të rënda si pasojë e tërmeteve. Kulla pësoi dëmtime serioze edhe gjatë tërmetit të datës 26 nëntor dhe pjesa e sipërme e saj që është rikonstruktuar ndër shekuj shfaqi përsëri probleme.Pjesa e sipërme e saj i është nënshtruar një rikonstruksioni në shekullin e 17 pasi u shemb si pasojë e një tërmeti. Gjithashtu kjo kullë iu nënshtrua një rikonstruksioni tjetër në vitin 1981 kur u dëmtua nga tërmeti apokaliptik që shkaktoi dëme të pallogaritshme kryesisht në zonën e Lezhës dhe Shkodrës, në 1979.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME