Categories Lajme

Korça ndez dritat e festave, qytetarë dhe turistë pushtojnë qytetin, koncert bamirësie për të prekurit nga tërmeti

Mbrëmjen e së shtunës Korça çeli ‘Festivalin e Dritave’ duke përcjellë tek qytetarët edhe turistët atmosferën e bukur të festave të fundvitit. Pas numërimit mbrapsht nën zërin e fëmijëve dhe pjesëmarrësve u ndezën njëkohësisht të gjitha dritat e qytetit për të çelur kështu pragun e festave të fundvitit.

Turistë vendas e të huaj, qytetarë edhe fëmijë përjetuan një mbrëmje ndryshe. Atmosfera i ka dhënë qytetit një tjetër dimension mes magjisë se dritave dhe ngjyrave. Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo ka shprehur solidarizimin e qytetarëve të Korçës dhe institucioneve ku përmes një koncerti bamirësie në sheshin e pazarit të vjetër fondet e mbledhura do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.”Sikur është bërë traditë, Korça organizon festivalin e dritave, është një atmosferë magjike. Do të kemi një panair Krishtlindjesh, por edhe aktivitete të tjerë. Muaji dhjetor është i ndryshëm, për shkak edhe të situatës së tërmetit, por pavarësisht ngushëllimit, besoj se është momenti ta kapërcejmë këtë moment dhe të shikojmë me optimizëm. Pjesë e aktivitetit është edhe një koncert bamirësie, ku fondet do të kalojnë për të prekurit” tha ai.

Ndërkohë që një kalendar i pasur aktivitetesh do e shoqërojë Korçën përgjatë gjithë muajit të festave duke synuar që serish Parisi i vogël të mbetet epiqendra për turistët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME