Categories Lajme

Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas përfundimit të një takimi në një hotel të qytetit të Vlorës, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka Trump ka vijuar axhendën e saj me një ndalesë në zonën e hidrovorit në Akerni. Vizita është zhvilluar nën masa të forta sigurie dhe në shoqërinë e arkitektëve të njohur, ndërsa në terren ishin të pranishme edhe forca të shumta policie.

Burime bëjnë me dije se fokusi i ndalesës ka qenë vlerësimi nga afër i vijës bregdetare, hapësirave përreth dhe infrastrukturës ekzistuese, me synimin për të analizuar potencialin zhvillimor të territorit.

Akernia, që konsiderohet si fshati më i braktisur dhe izoluar pas viteve ’90, njihet si një zonë me mundësi të mëdha për investime strategjike dhe turizëm elitar, falë kushteve të favorshme natyrore dhe pozicionit të saj gjeografik. Këto elemente e bëjnë atë një destinacion tërheqës për projekte afatgjata që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe turistik.

Ndërkohë vitet e fundit në këtë zonë, çmimi i pronave është rritur ndjeshëm, për shkak edhe të afërsisë me aeroportin e ri. Prania e Ivanka Trump ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme, ndërsa zona e Akernisë mund të jetë në fokus të investimeve të ardhshme me profil të lartë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME