Categories Politike

Ivica Daçiç: Qeveria shqiptare të kërkojë falje për deklaratat e Cakajt

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka kërkuar nga Shqipëria që të kërkojë falje publike për deklaratat e ministrit të Jashtëm Gent Caka.

Sipas Dacic Cakaj akuzon Serbinë se ka një “histori kriminale” dhe se politikanët e atëhershëm dhe anëtarët e grupeve paramilitare janë “në ballë të Serbisë së sotme”, raporton Telegrafi serb. “Ky është një falsifikim i ngjarjeve në Kosovë, dhe për këtë arsye pres faljen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Daçiç teksa ka përmendur deklaratat e Cakajt.

Kreu i diplomacisë serbe ka thënë se këto deklarata të ministrit Cakaj nuk kontribuojnë në fqinjësinë e mirë në mes Beogradit dhe Tiranës, dhe sipas tij janë plotësisht në kundërshtim me përpjekjet e udhëheqësve të Serbisë për përmirësimin e raporteve me Shqipërinë. Sipas tij deklarata të tilla ndikojnë edhe në stabilitetin e gjithë rajonit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME