Categories Lajme

Izolohet vatra në Parkun e Thethit, shuhet përfundimisht zjarri në Fushë Arrëz

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Qarkut të Shkodrës strukturat e emergjencave civile kanë qenë në gatishmëri duke iu përgjigjur 24 në 24  situatave të zjarrit.

Prefektura Shkodër bën të ditur se gjatë mesditës së djeshme, një vatër zjarri në Malin e Taraboshit është neutralizuar nga strukturat reaguese të Mbrojtjes së Zjarrit dhe Shpëtimit, si dhe monitoruar nga punonjësit e Zonave të Mbrojtura gjatë gjithë natës, ndërkohë që për shuarjen e kësaj vatre zjarri nga shërbimi zjarrfikës u angazhuan 10 efektiv me nga 3 mjete zjarrfikës  dhe 5 punonjës ADZM Shkodër.

Një tjetër vatër zjarri është shënuar në Parkun Kombëtar të Thethit ku sipërfaqja e përshkuar përllogaritet në një një sipërfaqe 0.4 ha dhe është izoluar plotësisht nga 5 punonjës të ADZM. Vatra e zjarrit e rënë ndërmjet Pultit dhe Postrribës ne vendin e quajtur Ura e Telit, është neutralizuar dhe nuk paraqet rrezikshmëri.

Në Bashkinë Fushë Arrëz është shuar përfundimisht vatra e zjarrit, pa shënuar dëme në njerëz dhe në banesa, duke përllogaritur një sipërfaqe të përshkuar nga flakët 22 HA, pishë e zezë. Operacioni i ndërhyrjes angazhoi 35 forca të armatosura nga Reparti Ushtarak Vau Dejës, 32 forca policore, 18 efektiv zjarrfikës, 5 mjete zjarrfikës, 52 forca vullnetare , 65 forca bashkiake dhe 14 persona, pjesë e shërbimit pyjor.

Në Bashkia Vau Dejës janë shuar përfundimisht 2 vatrat e zjarrit në Cukal dhe në Njësinë Administrative Temal nga strukturat e Mbrojtjes së Zjarrit dhe Shpëtimit.

Në Bashkinë Malësi e Madhe është shënuar një vatër zjarri në Njësinë Administrative Kelmend, fshati Budac Vermosh, por që nuk është më aktive.

Strukturat e emergjencave civile vazhdojnë të jenë të angazhuar në territoret e tyre të përgjegjësisë, të angazhuar për të reaguar në kohë për shuarjen e zjarreve duke shfrytëzuar maksimalisht kapacitetet në nivel bashkie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME