Categories Lajme

Ja çfarë bërën vëllezërit për faj të gomarit

“Gomari i pabindur” është bërë mollë e një sherri me leva dhe shkopinj druri mes dy vëllezërve në fshatin Shpatë të Baldushkut në Tiranë. Vëllezërit Lloçi janë konfliktuar me njëri tjetrin për shkak të gomarit, ndërsa një debat e sipër kanë sharë njëri tjetrin nga familja. Kjo ka bërë që debati të shkojë përtej fjalëve.

Enver Lloçi e ka akuzuar vëllain e tij Muharremin se gomari tij kishte hyrë në vresht duke i dëmtuar rrushin. Pasi nuk janë marrë vesh Enveri ka përdorur edhe fjalë banale në drejtim të vëllait, çka ka bërë që ky ta godasë fillimisht me një copë druri, gjë që i ka shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë.

Muharremi është rrëzuar në tokë pa ndjenja. Në këto momente burime nga policia bëjnë me dije se ka ndërhyrë djali i Muharremit, Bujar Lloçi i cili ka goditur me leva hekuri xhaxhain e tij. Bujar Boçi është arrestuar, ndërkohë që nipi i tij Bujar Lloçi vijon të jetë në kërkim./abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME