Categories Opinion

Osman Mula- Beqjes: Ti mor milioner pa një ditë pune

Regjisori e kompozitori i njohur Osman Mula nuk i ka kursyer akuzat në adresë të ish- Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja, i cili javën e kaluar propozoi uljen e pagave dhe pensioneve suplementare për t’i bërë ballë pasojave ekonomike të koronavirusit. Me tone të ashpra, Mula shkruan në rrjetin social se si ka mundësi që një njeri i tillë është deputet i kuvendit shqiptar. “Si mundet të jesh ti deputet?! Dhe cilën parti sociale përfaqëson ti?!”-shkruan Mula.

POSTIMI I OSMAN MULËS Ti… mor milioner pa një dit pune, që si personazh i Çehovit, dhjamosesh në çdo stinë zgjedhjesh, dhe të shkon dreqi i mendjes tek pika e dobët e perit të hollë, që dhe pensioni më i mirë nuk arrin as tek gjysma e muajit?! Dhe hedh këtë turp në Legjislacion. As ishe ti, kur në Parlamentin e kaluar t’u heq mandati i Deputetit, i akuzuar për vjedhje pensionesh?! “Si mund të jesh kaq fyes, i paedukate, në një kohë kur njerëzit janë të futur në shtëpi dhe media, bombardon moshën e tretë që të ruhet nga virusi, në një kohë depresioni social, ti, del dhe propozon shkurtim të pensioneve. Si mundet të jesh ti deputet?! Dhe cilën parti sociale përfaqëson ti?!

Ti… mor milioner pa një ditë pune, që si personazh i Çehovit, dhjamosesh në çdo stinë zgjedhjesh, dhe të shkon dreqi i mendjes tek pika e dobët e perit të hollë, që dhe pensioni më i mirë nuk arrin as tek gjysma e muajit?! Dhe hedh këtë turp në legjislacion. A s’ishe ti, kur në Parlamentin e kaluar t’u heq mandati i Deputetit, i akuzuar për vjedhje pensionesh?! Po si mund të jesh ish–ministër i Shëndetësisë, i një dikasteri human, kur vetë je i pashpirt?!

Kush ta jep ty të drejtën të luash me bukën e gojës, me një plejadë njerëzish, që çdo lek e kanë fituar me djersë?! Si mundesh ti, të jesh djali i një akademiku, me gjak shkodrani, kur nuk manifeston humanizmin më minimal që duhet të të kishte buruar dhe nga origjina?! Kujtoje pak sa e kishte pensionin yt at? Pra nga ato milionat e tua, s’mund t’i bësh nder shtetit? Pse s’i bëre thirrje deputetëve të sojit tënd në Parlament: … nga shumë shtëpia që kemi, nga 1 t’ia falim këtij populli! A e di ti se një artist që ka shkruar 40 muzikë filmash u nda kjo jetë me 100 mijë lekë të vjetra pension?! Tani më thuaj, çfarë do t’i kishe marrë më tepër këtij pensioni?! Nuk po të jap më shembuj, se do të të vinte turp. Nuk më lodh, as nuk më frikëson, sepse se si erdhi, do iki bashkë me ajrin, por më frikëson diabolizmi i politikës së dhjamur, që nuk i lëviz asnjë nerv i damarit shqiptar. Asnjë lloj besimi fetar nuk thotë që ta ndërtosh lumturinë mbi fukarallëkun e të tjerëve. Se dhe një shprehje e popullit thotë: Si i more do të të ikin”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME