Categories Kulture

Ja çfarë i bëri shteti grek gjeneralit italian që ndau kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë

Në mesin e një debati publik të hapur mes Greqisë dhe Shqipërisë për zgjerimin e kufijve detarë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka kujtuar 97-vjetorin e vrasjen e gjeneralit italian Enriko Telini, një ushtarak karriere dhe i dekoruar me një sërë medaljesh për kontributin e tij për shtetin italian. Ai ishte kryetari i Komisionit Ndërkombëtar të Përcaktimit të Kufijve ndërmjet shtetit shqiptar dhe atij grek.

Komisioni Hetimor Ndërkombëtar i ngritur posaçërisht për këtë rast vërtetoi se vrasja ishte organizuar nga vetë qeveria greke. Rrjedhimisht shteti grek u ngarkua të paguante dhe një dëmshpërblim tejet të madh, bashkë me shpalljen fajtor për vrasjen. Shteti shqiptar e nderoi veprën e gjeneral Telinit duke vendosur emrin e një rruge në kryeqytet dhe bustin e tij më 1933. Më pas Telini u nderua edhe me një shtatore e cila u punua nga mjeshtri Odhise Paskali.

Postimi i plotë në facebook Si sot, 97 vjet më parë, më 27 gusht të vitit 1923 mbeti i vrarë në një pritë të mirëorganizuar, gjenerali italian Enriko Telini, një ushtarak karriere dhe i dekoruar me një sërë medaljesh për kontributin e tij për shtetin italian.

Në përshtatje me aftësitë ushtarake e politike, më 9 nëntor 1922 Konferenca e Ambasadorëve e zgjodhi kryetar të Komisionit Ndërkombëtar të Përcaktimit të Kufijve ndërmjet shtetit shqiptar dhe atij grek. Vendimet e marra për përcaktimin e shumë zonave brenda kufirit shqiptar, në bazë të dëshimive të terrenit dhe atyre historike, ngjallën pakënaqësi të theksuar në radhët e palës greke. Situata e krijuar vijoi me atentatin ndaj Gjeneral Telinit dhe shoqëruesve që ndodheshin me të, çka solli dhe reagimin e Italisë. Komisioni Hetimor Ndërkombëtar i ngritur posaçërisht për këtë rast vërtetoi se vrasja ishte organizuar nga vetë qeveria greke. Rrjedhimisht shteti grek u ngarkua të paguante dhe një dëmshpërblim tejet të madh, bashkë me shpalljen fajtor për vrasjen.

Shteti shqiptar e nderoi veprën e gjeneral Telinit duke vendosur emrin e një rruge në kryeqytet dhe bustin e tij më 1933. Më pas Telini u nderua edhe me një shtatore e cila u punua nga mjeshtri Odhise Paskali. Shtatorja u përurua më 27 gusht 1941, siç na njofton Qarkorja e Kryeministrisë që po vendosim bashkëngjitur. Në fotografinë e dytë paraqesim shtatoren e Gjeneral Telinit, dhe në imazhin e tretë vërtetimin e marrjes në dorëzim të shtatores nga Bashkia e Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME