Categories Lajme

Ja çfarë po ndodh para protestës (Foto/Video)

Aleanca për Mbrojtejen e Teatrit ka thirrur sot një protestë. Disa minuta para nisjes së saj forcat e policisë janë mobilizuar në hyrje të pedonales në Bulevardin Zogu i Parë ku priten të mblidhen protestuesit. Në pamjet nga vendi ku do të mbahet protesta tregojnë një numër më të ulët të forcave të policisë në krahasim me ditën e hënë. Burime në media raportojnë për rreth 300 forca policie.

Ndërkaq janë moblizuar gjithashtu edhe autobotët me ujë dhe forcat speciale të cilat do të vëzhgojnë nga taracat e godinave përreth. Aktivistët kanë nistur të vendosin gjithashtu banderolat. Ajo që bie në sy është rrethimi i pjesës së hyrjes së pedonales me një shirit ku shkruhet “skenë krimi”. Në postera të tjerë ironizohet kryeministri Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Ditën e hënë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbajti protestën e parë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ngjarje të cilën ata e kanë konsideruar një krim dhe kanë kërkuar hetim nga SPAK. Protesta e tyre është kundër qeverisë dhe gjithashtu kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj. Tubimi ishte paqësor dhe konsistoi në fjalime të disa prej aktivistëve të aleancës. Robert Budina deklaroi në protestën e parë se ajo është e hapur për të gjithë ata që besojnë në kauzën e aktivistëve të teatrit. /Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME