Categories Lifestyle

ISHP jep këshilla të vlefshme për përdorimin e maskave

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla të vlefshme për përdorimin e maskave në këto kohëra virusi. Përveç se me shkrim IShP ka bërë shpjegimin dhe me figura ilustruese dhe shprehet se ështe shumë e rëndësishme të dimë si të vendosim, përdorim, heqim maskën dhe se ku duhet ta hedhim atë pas përdorimit.

Më poshtë udhëzimi i plotë i ISHP: Pastroni duart me solucion me bazë alkooli duke i fërkuar me njëra-tjetrën ose lajini me ujë e sapun. Mbuloni fytyrën dhe hundën me maskën dhe sigurohuni të mos lini hapësira mes maskës dhe fytyrës. Gjatë përdorimit evitoni prekjen e maskës me duar; dhe nëse e prekni lani duart me ujë e sapun ose fërkojini me njëra-tjetrën me solucione me bazë alkooli.

Zëvendësoni maskën me një të re sapo të ndjeni që është e qullur dhe mos e përdorni përsëri maskën njëpërdorimshe. Kur ju duhet ta hiqni maskën: hiqeni duke e kapur nga pas (mos e prekni maskën nga përpara); Hidheni menjëherë në një kosh të mbyllur, pastroni duart me solucion me bazë alkooli duke i fërkuar me njëra-tjetrën ose lajni me sapun.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME