Categories Lajme

Ja kush janë 21 deputetët më sherrxhinj në Kuvend (Emrat)

Konflikti politik mes mazhorancës dhe opozitës është shoqëruar shpesh herë edhe me përplasje të forta fizike edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Rastet më të fundit ishin ato që u shënuan në dy seancat e fundit të sesionit të shkuar parlamentar, ku pjesë e përplasjeve u bë edhe kryeministri, Edi Rama. Por natyrisht që ngjarjet më të rënda të këtyre dy legjislaturave të fundit janë padyshim ato kur deputetët socialistë, Armando Prenga dhe Arben Ndoka qëlluan me rrip dhe grushte, në dy raste të ndryshme, deputetin demokrat, Gent Strazimiri. Të gjendur para këtij konfliktualiteti në rritje, drejtuesit e Kuvendit janë përpjekur që të ashpërsojnë masat penalizuese ndaj deputetëve “sherrxhinj” për t’i dhënë më shumë hapësirë debatit dhe fjalës se sa forcë dhe dhunës fizike. Kështu, në total në afro 5 vite Byroja e Kuvendit ka marrë masa për plotë 21 deputetë të ndryshëm, ku nuk mungojnë as deputetet femra.

Listën e kryeson deputeti demokrat, Flamur Noka, i cili është bërë pjesë e një numri të lartë përplasjesh në sallën e Kuvendit të Shqipërisë dhe në komisionet parlamentare. Në të paktën 6 raste Byroja e Kuvendit e ka gjetur atë fajtor për gjenerimin e konflikteve apo edhe fjalorin e përdorur ndaj deputetëve të tjerë apo anëtarëve të kabinetit qeveritar. Shumicën e rasteve kur është përfshirë në konflikt, Noka i ka në dy vitet e fundit, 2017, 2018. Ndaj tij janë marrë disa masa të ndryshme dënimi, ku dominojnë ato me përjashtim nga pjesëmarrja në seanca plenare dhe komisionet parlamentare deri në 10 ditë. Pas tij, i dyti në listën e deputetëve me më shumë dënime nga Byroja është deputeti, Gent Strazimiri. Ai është dënuar plot 4 herë nga Byroja, ndërsa në një pjesë të mirë të rasteve të tjera ka qenë edhe viktimë e dhunës. Edhe Strazimiri është dënuar kryesisht me 10 ditë përjashtim nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe në të paktën 1 rast tjetër vetëm me vërejtje. Pas tij me të njëjtin numër dënimesh vjen, Edi Paloka me plot 4 dënime.

Në listën e deputetëve konfliktual është edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, me 3 dënime. Lista vazhdon me 4 deputetë të rinj të Kuvendit të Shqipërisë, Ervin Salianjin, Endri Hasën, Kejdi Mehmetajn dhe Endrit Brahimllari, të cilët janë dënuar me nga dy herë me përjashtim nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe komisionet e përhershme të Kuvendit. Në listën e deputetëve që janë të dënuar me mospjesëmarrje në Kuvend është edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Shkak për këtë dënim është bërë gjuajta me çizme që ajo i bëri kryeministrit Edi Rama, gati 1 vit më parë, gjatë momentit kur në Kuvend u votua kryeprokurorja e re e përkohshme. Lista e deputetëve që janë dënuar vetëm 1 herë nga Byroja e Kuvendit është e gjatë, dhe ajo dominohet kryesisht nga deputetët e opozitës. Kështu, pjesë e saj janë deputetët: Klevis Balliu, Bardh Spahia, Bujar Çela, Erion Braçe, Roland Keta, Arben Ristani, Bedri Hoxha, Albina Dede, Arben Noka, Pjerin Ndreu, Xhemal Qefaliaj dhe Armando Prenga.

Renditja e deputetëve konfliktual

Flamur Noka është dënuar 6 herë
Gent Strazimi është dënuar 4 herë
Edi Paloka është dënuar 4 herë
Sali Berisha është dënuar 3 herë
Ervin Salianji është dënuar 2 herë
Endri Hasa është dënuar 2 herë
Kejdi Mehmetaj është dënuar 2 herë
Endrit Brahimllari është dënuar 2 herë
Klevis Balliu është dënuar 1 herë
Monika Kryemadhi është dënuar 1 herë
Bardh Spahia është dënuar 1 herë
Bujar Çela është dënuar 1 herë
Erion Braçe është dënuar 1 herë
Roland Keta është dënuar 1 herë
Arben Ristani është dënuar 1 herë
Bedri Hoxha është dënuar 1 herë
Albina Dede është dënuar 1 herë
Arben Noka është dënuar 1 herë
Pjerin Ndreu është dënuar 1 herë
Xhemal Qefaliaj është dënuar 1 herë
Armando Prenga është dënuar 1 herë/GSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME