Categories Lajme

Ja kush janë markat ‘e preferuara’ të hajdutëve, në parkingjet e Tiranës po grabiten makinat e shtrenjta

Në kulmin e sezonit veror, veç vjedhjes së banesave shtohen ndjeshëm edhe grabitjet e automjeteve.

Emigrantët që kthehen në atdhe bien më së shumti pre e hajdutëve. Të dhënat e policisë tregojnë se 1 automjet grabitet çdo tre ditë në Tiranë dhe keqbërësit synojnë më shumë makinat e shtrenjta. Krahasuar me korrikun e 2018 numri i automjeteve të vjedhura ka qenë pothuajse i njëjtë, por është janë rritur grabitjet veçanërisht për makinat luksoze.

Ky numër në rritje gjatë muajit korrik përkon me kthimin e emigrantëve në vendlindje, të cilët një pjesë udhëtojnë bashkë me makinat e tyre. Sipas seksionit kundër vjedhjeve në policinë e Tiranës rastet kur hajdutët veprojnë më së shumti janë në zona të pasigurta, si mungesa e ndriçimit dhe ambientet që nuk janë të monitoruara nga kamerat e sigurisë.

Makinat janë grabitur kryesisht në parkingje, ndërsa markat më të preferuara kanë qenë “Mercedes-Benz”, “Range Rover” “BMW” dhe “Audi”.

Problem mbetet zbulueshmëria dhe prangosja e autorëve. Një pjesë e madhe e automjeteve të vjedhura çmontohen dhe shiten për pjesë të përdorura në tregun e zi, brenda vendit./ Burimi: Abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME