Categories Lifestyle

Ja pasojat që sjellin shapkat me gisht, mos i vishni

Shapkat me gisht janë më të përdorurat gjatë stinës së verës, kryesisht në plazh, por ndonëse i përdorim të gjithë dhe që në pamje të parë duken të parrezikshme, ekspertët thonë se përdorimi i tyre mund të sjellë pasoja për shëndetin.

Ato janë të sheshta dhe anatomia e këmbës është e tillë, që kërkon të ketë pak lartësi nga toka. Por përveç kësaj, ato krijojnë vështirësi në të ecur, pasi forca që ushtrohet për t’i tërhequr, shkakton lodhje të këmbës. Por cilat janë rreziqet që vijnë nga shapkat me gisht sipas Jackie Sutera, zëdhënëse e American Podiatric Medical Association?

Ekspozojnë këmbët kundrejt mikrobeve, bakterieve dhe infeksioneve mykotike.
Shapkat me gisht janë thuajse në kontakt të drejtpërdrejtë me terrenin mbi të cilin ecni, i cili mund të jetë trotuar i asfaltuar ose jo, rrugicë me guriçka, rërë etj.
Kjo gjë rrit mundësinë që këmbët të bien në kontakt me mikrobet dhe bakteret kërpudhore nga më të ndryshmet, si për shembull Stafiloku, i cili në rastin më të mirë thjesht do të irritojë lëkurën e këmbës, por mund të çojë deri në prerje të saj nëse prek enët e gjakut
Dëmtojnë gishtat e këmbës dhe thembrat. Këmba është pothuaj në kontakt të pastër me rrugën mbi të cilën shkelni dhe thembra është ajo pjesë që i vuan më së shumti pasojat.

Fillimisht, këto lloj shapkash janë konceptuar dhe përdorur vetëm në plazh, por më vonë janë përdorur në çdo kohë, çdo moment të ditës dhe çdo lloj rasti. Evitoni përdorimin e tyre kudo duke i përdorur vetëm në plazh, sepse përveç të tjerave nuk janë as higjienik

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME