Categories Lajme

Ja për të cilët do të përdoret testi i shpejtë për Covid-19

Testet e shpejta antigenikë që të nisin të përdoren nga 7 dhjetori janë 100 për qind të saktë për të treguar nëse një pacient është i infektuar ajo jo me Covid-19. Në një intervistë për News24, Drejtoresha e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini, deklaroi se testet do të jenë falas dhe do të bëhen tek ata persona që kanë simptoma të ngjashme me ato të Covid-19.

“Testi antigjenik është test që bëhet tek personat që janë me shenja klinike dhe janë me virulencë të lartë. Duhet të bëhet brenda 5 ditëve të shenjave klinike. Duhet të referohen ata pacientë që janë me shenjë klinike dhe janë me virulencë të lartë. 100 % del rezultat i saktë.” Tomini sqaroi se nëse një person rezulton pozitiv në testin antigenik të shpejtë, atëherë mjeku i familjes ‘ka protokollin që duhet të zbatojë’.

Ajo theksoi se testet do të shpërndahen në disa zona të kryeqytetit si fillim dhe më pas në spitalet rajonale. “Do ketë shpërndarje gjeografike në të gjitha skajet e Tiranës, që të jemi m afër popullatës dhe individëve të sëmurë.”, tha Drejtoresha e Epidemiologjisë në ISHP.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME