Categories Lajme

Ja përgjigjet e sakta të testit të Letërsisë

Prej tre ditësh, maturantët në vend dalin në protesta pasi kanë mbetur të pakënaqur për mënyrën sesi ishte hartuar provimi i Gjuhë-Letërsisë. Një pyetje që kishte shkaktuar konfuzim dhe zemërim mes tyre ishte ajo e “Turit”. Ky personazh mund të shihet tashmë në pankartat e studentëve të cilët nuk e kanë kursyer ironinë. Tashmë, Ministria e Arsimit ka publikuar përgjigjet e sakta të testit të Gjuhë Letërsisë dhe rrjedhimisht është zbuluar edhe përgjigja që duhet të rrethohej nga maturantët për pyetjen se çfarë bëri Turi. Aksesoni faqjen matura shtetërore.

Ministria-e-Arsimit-ka-publikuar-përgjigjet-e-sakta-të-testit-të-Gjuhë-LetërsisëPyetja për “Turin” ishte kjo: “Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara.

Madje edhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkën, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara. Cila nga fjalitë e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?” Përgjigja e saktë që duhet të rrethohej nga maturantët ishte; “Turi u hodh në të djathtë, për të shmangur shkëmbin dhe gati e përmbysi varkën.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME