Categories Sport

Fundi i një përralle, De Biasi: Faleminderit Shqipëri, shumë emocione

Gianni De Biasi është një emër i dashur për tifozët shqiptarë, gjithmonë do të jetë i tillë. Trajneri italian zhvilloi një punë fantastike gjatë pesë viteve e gjysmë që qëndroi në stolin e kombëtares kuqezi (14 dhjetor 2011- 14 qershor 2017). Nën drejtimin e 63-vjeçarit u kualifikuam për herë të parë në një kompeticion të rëndësishëm, siç ishte Euro 2016. De Biasi, i cili u nderua me marrjen e nënshtetësisë shqiptare, ka kujtuar me anë të një postimi në rrjetet sociale momentin kur mbylli aventurën fantastike me Shqipërinë.

Sot tre vite më parë dha dorëheqjen, moment të cilin e cilëson të vështirë, teksa kthehet pas dhe thotë shumë. “Tre vite më parë vendosa të largohem nga kombëtarja shqiptare, një moment i trishtë dhe shumë i vështirë për mua. Objektivi ishte që t’i jepja mundësinë zëvendësuesit tim që të kishte kohë për të njohur futbollistët. Më ka kushtuar shumë ai vendim, por si të gjithë gjërat e jetës ka një fillim dhe një fund.

Një histori e bukur së cilës i kishte ardhur fundi Faleminderit Shqipëri, faleminderit president Duka, faleminderit të gjithë djemve të përfshirë në rrugëtimin drejt një ëndrre, faleminderit që më bëtë të përjetoja emocionet më të bukura të sportive të jetës time“, shkruan De Biasi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME