Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e përdorura në prodhimin e tyre mund të shkaktojnë të gjitha llojet e alergjive dhe acarimit të lëkurës. Kimikatet e përdorura për të mbajtur rrobat pa rrudha mund të shkaktojnë skuqje, kruajtje dhe reaksione alergjike.

Për më tepër, bojërat e pëlhurave mund të shkaktojnë reaksione të lehta ose të rënda alergjike te njerëzit e ndjeshëm, veçanërisht në pjesët e lëkurës ku zhvillohet fërkimi dhe djersa, si qafa, beli, midis këmbëve dhe sqetullave. Veç kësaj, pëlhurat mund të përmbajnë kërpudha nga vendi i origjinës ose mikrobe apo edhe… morra nga njerëzit që i kanë provuar në dyqane, pasi askush nuk mund ta dijë se çfarë ka të bëjë çdo klient me pastërtinë.

Në realitet, askush nuk e di rrugën e një…veshjeje. Edhe veshjet që tregojnë vendin e origjinës mund të jenë bërë në tre ose më shumë. Dhe kjo për shkak se nuk është e pazakontë që pëlhurat të prodhohen diku tjetër, të lyhen diku tjetër dhe të paketohen diku tjetër, dhe çdo vend ka standardet e veta në lidhje me trajtimin e tekstileve dhe përdorimin e lejuar të kimikateve. Për t’u mbrojtur nga e gjithë kjo, duhet patjetër t’i lani rrobat tuaja të reja të paktën një herë në lavatriçe përpara se t’i vishni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME