Categories Lifestyle

Ja pse femrat kanë nevojë për më shumë gjumë se meshkujt

Po, gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se meshkujt. Studimet e shumta kanë dëshmuar, që biologjikisht femrat dhe meshkujt janë të ndërtuar në atë mënyrë që, gratë kanë nevojë për 20 deri në 30 minuta gjumë më shumë në krahasim me meshkujt. Mirëpo pyetja është se cila është arsyeja, që gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se meshkujt?   Fondacioni Nacional i Gjumit, ka rekomanduar që një i rritur duhet të ketë 7 deri në 9 orë gjumë gjatë natës.

Disa nga arsyet se pse një femër ka nevojë për më shumë gjumë se sa një mashkull janë:

Energjia psikike– ekspertët tregojnë se femrat përdorin më shumë energji mentale apo psikike në krahasim me meshkujt. Prandaj ato kanë nevojë për më shumë orë gjumë.

Gjumi i çrregullt– një tjetër arsye se pse femrat kanë nevojë për më shumë orë gjumi, është se kualiteti i gjumit që ato bëjnë është shumë më i dobët se i meshkujve. Sipas  hulumtimeve të bëra, 63% e femrave përballen me insomninë dhe çrregullimet e tjera të gjumit.

Menopauza– mund të jetë një ndër arsyet, që femrat duhet të pushojnë më shumë se meshkujt. Lëvizja hormonale, që femrat pësojnë gjatë kësaj faze, ndikon në çrregullimet e gjumit dhe në rritjen e nivelit të hormonit që e shkakton gjumin.

Shtatzënia– shumë femra tregojnë se ato kanë nevojë për më shumë gjumë gjatë kohës kur janë shtatzënë. Kjo nevojë, vjen si rezultat i ndryshimit të nivelit të hormoneve në trupin e femrës.

Cikli menstrual– gazrat, luhatjet emocionale dhe dhimbja abdominale gjatë periudhës së ciklit mund të shoqërohen edhe me pagjumësi apo shtim të nevojës për gjumë.

Sindromi policistik– femrat, të cilat preken nga ky sindromë mund të ballafaqohen edhe me çrregullime serioze të gjumit, duke përfshirë apnenë apo insomninë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME