Categories Teknologji

Ja pse nuk duhet ta huazosh kurrë karikuesin e telefonit të dikujt tjetër

Të gjithë kemi qenë aty. Celularit ose tabletit po i mbaron bateria dhe ti e ke harruar karikuesin në shtëpi. Nuk bën dëm nëse merr borxh një të tillë nga një pasagjer tjetër në aeroport apo në recepsionin e hotelit… apo jo?! “Më 2019, kjo përbën një gabim shumë të madh”, shprehen ekspertët e sigurisë kibernetike. “Ka disa gjëra në jetë që nuk mund t’i marrësh borxh”, shprehet Charles Henderson nga IMB security. “Nëse jeni në një udhëtim dhe papritmas kuptoni se keni harruar mbathjet e çorapet. Besoj se nuk do t’i kërkonit një bashkëudhëtari që t’ia merrni borxh? Do të shkonit në një dyqan e do të blinit të reja” shprehet ai.

Henderson drejton një ekip hakerash që klientët i punësojnë për të thyer sistemet e kompjuterëve të tyre me qëllim që të zbulojnë pikat e dobëta. Që kur hakerat kanë gjetur mënyrën për të implantuar karikuesit me viruse që mund të “rrëmbejnë” pajisje dhe kompjuterë, ekipi i tij përdor një truk që u mëson klientëve që të bëhen paksa mosbesues ndaj karikuesve të të tjerëve. Po ashtu, javën e kaluar, në Konferencën e hakerave të mbajtur në Las Vegas, një haker me nofkën “MG” prezantoi një karikues Iphone që e kishte modifikuar, shkruan scan.tv.

Pasi e lidhi me një kompiuter, ai u fut direkt në IP-në e tij dhe e mori në zotërim atë. Hakeri sipërmarrës tha se kishte një numër të konsiderueshëm karikuesish të tillë që po i shiste me 200 dollarë copën. Gjithsesi, duhet evidentuar fakti se karikuesit me virus nuk janë përhapur masivisht akoma dhe për momentin pjesa më kritike që lidhet me çështjet e sigurisë janë portat e USB-ve që përdoren për karikim nëpër aeroporte dhe ambiente të tjera publik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME