Categories Politike

Athina “kër.cënon” Shqipërinë për negociatat

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias viziton Gjermaninë ku do të takohet me homologun Heiko Maas një takim me interes të madh edhe për Shqipërinë. Siç Raporton Top Channel nga Greqia. Kjo për faktin se në agjendën e bisedimeve të tyre përveç çështjeve dypalëshe , do të jenë edhe ato që kanë të bëjnë me BE, krizën migratore, rajonin ballkanik si dhe situatën në Egje dhe Mesdheun lindor.

Në bisedën për problemet e Ballkanit një vend të posaçëm do të zërë çështja e dy vendeve kandidate për fillimin e negociatave, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërsa dihet pozicionimi i Berlinit, Athina zyrtare ka paralajmëruar Shqipërinë se nëse nuk tregon me vepra se respekton të drejtat e minoritetit kombëtar grek, Greqia do të bllokojë fillimin e negociatave të Tiranës me BE.

Në një artikull të fundjavës tek gazeta “TA NEA” ministri Dendias ka theksuar se -“ Për sa i përket Shqipërisë, përfitimet e ndërsjella nga një përmirësim i marrëdhënieve bilaterale janë të dukshme. Por Shqipëria ende nuk po arrin të përmbushë detyrimet e saj në lidhje me pakicat dhe të drejtat pronësore të minoritetit kombëtar grek.” Dendias që viziton Berlinin disa ditë pas kryeministrit Mitsotakis, do të ketë në rend të ditës edhe zhvillimet e fundit rreth Brexit-it, të ardhmes së Europës, forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilateral, politike, ekonomike dhe tregtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME