Categories Politike

Basha mbledh aleatët për darkë në Ishëm të Durrësit

Kryetari i PD, Lulzim Basha, është në një darkë informale me aleatët e PD. Burime për A2 thanë se me kreun e opozitës janë kreu i PAA, Agron Duka, Dashamir Shehi i LZHK, kreu i PDK, Nard Ndoka dhe kryerepublikani Fatmir Mediu. Darka po zhvillohet pranë kantinës që zotëron Agron Duka në Ishëm.

Edhe pse një darkë informale, burimet thonë se aksioni i opozitës do jetë pjesë e diskutimit, sikurse qëndrimi që do të mbajë opozita pas deklaratave të Presidentit Meta se në një nga protestat e opozitës, rrezikohej djegia e Kuvendit.

PD ka deklaruar se ky ishte një skenar i Edi Ramës. Deklaratat nuk janë mirëpritur nga kampi opozitar, që kishte gjetur te Presidenti negociatorin për zgjidhjen e krizës, të cilit edhe i kërkuan të ndërhynte për rikthimin e dialogut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME