Categories Bota

Ja pse Zvicra ka forcën punëtore më të aftë në botë

Shteti përfiton nga një linjë e gjatë profesionistësh të rinj dhe të talentuar, papunësi e ulët ndërmjet të rinjve Në Raportin Global të Konkurrencës, që kryhet çdo vit nga Forumi Ekonomik Botëror, Zvicra ka befasuar me renditjen e saj duke e dalë e pesta në renditjen e përgjithshme, por kryeson listën e renditjes së aftësive të forcës punëtore.

Shteti ishte i renditur si më i miri për sa i përket trajnimit profesional, trajnimit në vendin e punës dhe punësimin e të diplomuarve të saj. Por, çfarë është duke bërë Zvicra specifikisht kur vjen puna tek aftësimi i forcës së saj punëtore? Më shumë se 70% e nxënësve të gjimnazit në Zvicër marrin pjesë në atë që quhet sistemi i trajnimit profesional, sipas një raporti,

Që nga mosha 16 vjeçare shumica e të rinjve e ndalojnë edukimin e tyre me kohë të plotë, duke shikuar për të tjera mundësi si kurse të reja shkollore, internshipe në kompani të ndryshme ose fillimin e një pune të mirëfilltë në të cilën paguhen dhe prezantohen me botën e punës,
Raporti më tej tregon se sistemi i ngritur nga Zvicra, në të cilën marrin pjesë 30% e kompanive, përgatisin një seksion të gjerë të studentëve për karrierë duke i ndarë në profesione dhe sektorë të ndryshëm. Shteti përfiton nga një linjë e gjatë profesionistësh të rinj dhe të talentuar, papunësi e ulët ndërmjet të rinjve dhe një forcë punëtorë me plot aftësi e cila si rezultat prodhon të mira dhe shërbime në cilësi të lartë.

Me fokusin tek trajnimet dhe shkollat profesionale, zbehet gjithashtu dëshira e të rinjve për të marrë një diplomë universiteti. Më pak se një e treta e të rinjve nën moshën 25 vjeç shkuan drejt edukimit të lartë në vitin 2012, krahasuar me më shumë se gjysmën në vende të tjera si Australia dhe Norvegjia. Shifra këto që vijnë nga Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD).

Në Raportin Global të Konkurencës, Zvicra gjithashtu u gjykua si më e mira edhe për trajnimet e stafit, me shumë kompani që vlerësonin së tepërmi benefitet që vinin nga trajnimet në shkollat profesionale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME