Categories Lajme

Shqipëria po shkon drejt shuarjes, shtesa natyrore e popullsisë ra 17%

Me numrin e lindjeve që po bie me ritme të larta, shtesa natyrore e popullsisë po tkurrjet ndjeshëm nga njëri tremujor në tjetrin, me ritme dyshifrore. Nëse kësaj tendence i shtojmë dhe emigracionin e rigjallëruar vitet e fundit (sipas OKB-së nga Shqipëria ikin neto 39 persona në ditë), nuk do të jetë e largët disa kur në vend do të mbeten shumë pak njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve do të jenë të moshuar.

INSTAT bëri të ditur sot në treguesit demografikë se numri i lindjeve, për tremujorin e tretë 2019 rezulton 7.403, duke shënuar një rënie prej 9,9 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2018. Numri i vdekjeve, për tremujorin e tretë 2019 rezulton 4.716, duke shënuar një rënie prej 5,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2018. Gjatë tremujorit të tretë 2019, numri i lindjeve tejkaloi me 2.687 numrin e vdekjeve. Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e tretë 2019 pasqyron një rënie prej 17,1 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2018.

Në tremujorin e tretë 2019, shtesa natyrore e popullsisë shënon vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.223 numrin e vdekjeve, ndërsa i vetmi qark me shtesë natyrore me vlerë negative është ai i Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 53 numrin e lindjeve.

Lindjet

Numri më i madh i lindjeve, për tremujorin e tretë 2019 regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.410 lindje, të cilat shënojnë rënie me 11,3 % në krahasim me tremujorin e tretë 2018. Numri më i ulët i lindjeve, për tremujorin e tretë 2019 regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 115 lindje, duke patur një rënie prej 18,4 % në krahasim me tremujorin e tretë 2018.

Dhjetë nga dymbëdhjetë qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e tretë 2019, krahasuar me tremujorin e tretë 2018. Rëniet më të mëdha të lindjeve në përqindje, gjatë kësaj periudhe e shënojnë: qarqet Gjirokastër me 18,4 % dhe Elbasan me 14,9 %. Qarqet, të cilat kanë pësuar rritje të numrit të lindjeve janë Kukësi me 1,1 % dhe Vlora me 0,5 %.

Vdekjet

Gjatë tremujorit të tretë 2019, numri më i ulët i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 113 vdekje, me një rënie prej 0,9 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2018. Njëmbëdhjetë nga dymbëdhjetë qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të vdekjeve, në tremujorin e tretë 2019, krahasuar me tremujorin e tretë 2018.

Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë kësaj periudhe e shënon qarku i Durrësit me 18,8 % dhe i Gjirokastrës me 9,7 %. Qarku, i cili ka pësuar rritje në përqindje të numrit të vdekjeve është ai i Beratit, me 2,9 %./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME