Categories Politike

“Di të gatuaj byrek me qepë dhe domate”, gazetari flet si Marku: Jam juriste boll e mirë…

Ditën e djeshme në KLP u bë prezantimi i platformës nga ana e tre kandidatëve për Prokurorin e Përgjithshëm, mes të cilave dhe Arta Marku e cila kërkon një mandat të plotë në krye të akuzës. Mirëpo gazetari Flamur Vezaj, ka një tjetër version të fjalëve të Markut, dhe punës së saj në këto dy vite si e përkohshme në krye të prokurorisë.

Postimi me plot humor i gazetarit:

Kerkoje qe te me besoni pergjegjesine dhe detyren e Prokurorit te Pergjithshem pasi mbarova me suksese misionin 2 vjecar te PPP-se, duke respektuar ne detaje te gjitha detyrat qe me dha qeveria! Jam nje juriste boll e mire, pasi di te gatuaj presh ashtu sic bera me dosjen e pergjimeve te “Dibres”! Di te gatuaj fasule ne tave ashtu sic bera me dosjen e pergjimeve per zgjedhjet ne Durres! Gjate kesaj kohe kam gatuar edhe pershesh me qumesht, ashtu sic e bera me dosjen e “Toyota yaris”!

Vec ketyre, gatuaj edhe qofte me lenge ashtu sic pregadita dy vjedhjet e dosjeve ne Prokurorine e Durresit! Kam gatuar edhe patate me mish, fiks sic bera me dosjen e kontrabandes se cigareve me te dyshuarin pronarin e ri te “Air Albania”! Por di te gatuaj edhe pilaf me pule, me te njejten shije sic bera me dosjen e Agron Xhafes.

Por kryesorja di te gatuaj byrek me qepe e domate ashtu sic bera me dosjen e “Unazes se Re” dhe banoreve te Astirit! Se gatimet vegjetariane i bej me te njejtat perime te prodhuar me metoden Spiropali ashtu si hetimet per dosjet e Erjon Veliajt te Bashkise se Tiranes! Etj etj

Keshtu qe nese me zgjidhni mua perseri ju premtoj se do te punoj me shume me zyren e propagandes se qeverise qe te permbush objektivat e gatimit te mire dhe me shije qe populli te kaloi edhe ne mbipeshe pervec pergjumjes!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME