Categories Lajme

Ja si e pëson Elbasanlliu

Xhiliano Xhoxhi, i akuzuar për trafikim heroine dhe ko.kaine, është arr.estuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Elbasanit, për llogari të Interpol Romës. Xhoxhi njihet si anëtar i grupit “Poter-Al”, grup i cili trafikonte lëndë narkotike nga Holanda dhe Turqia drejt Francës dhe Italisë. Në mars të 2014, ai ishte dënuar nga Gjykata e Kr.imeve të Rënda me 10 vite b.urg për veprën penale “trafikimit të narkotikëve”.Por kush është  Xhiliano Xhoxhi dhe banda “Poter-Al”? Organizata kriminale në fjalë është drejtuar nga Ilir Koçiaj ndërsa krahu i tij i djathtë është Xhiliano Xhoxhi. Të dy këta persona kanë mundur që të ngrenë një rrjet të tërë të trafikut të narkotikëve në të paktën gjashtë shtete të  ndryshme të botës.

Me rekrutimin e anëtarëve të organizatës janë marrë pikërisht dy krerët e saj, Koçiaj dhe Xhoxhi. Nga hetimi është zbuluar se në disa raste anëtarët e organizatës nuk njiheshin fare me njëri- tjetrin. Njohja e tyre e përbashkët ishte kreu Ilir Koçiaj.  Mes tyre ishte edhe Ervin Tavanxhi, nga Elbasani, djali i ish- deputetit, Vangjel Tavanxhi. Kryesisht aktiviteti i organizatës është zhvilluar në Itali. Kokaina merrej në Hollandë dhe më pas shpërndahej në Itali, Francë si dhe Gjermani. Në një rast është tentuar trafikimi  edhe në Greqi. Heroina vinte nga Turqia dhe përfundonte në Itali.

Prokuroria shqiptare ka mundur që t’i sekuestrojë kësaj organizate 73.000 euro, 29.000 dollarë amerikanë si dhe një milionë lekë të reja. Hetimet e kryera në Itali për këtë organizatë kriminale kanë sjellë sekuestrimin e sasive të ndryshme të tyre të lëndëve narkotike, të cilat arrijnë në 22,240 kg kokainë dhe 20,032 kg heroinë për periudhën fillim i vitit 2003 deri në fillim të vitit 2004. Grupi Poter-al ra në pranga më 23 maj të vitit 2006, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali.

ANËTARËT Ilir Koçiaj, nga Elbasani, Geront Tola alias Geront Dedja, nga Librazhdi, Zamir Vadardha, nga Shijaku,Bledi Balliu, nga Fieri, Aleksandër Koliçi, Alias Aleksandër Gremi, nga Fieri,

Leonard Çobaj, nga Vlora, Ervin Tavanxhi, nga Elbasani, Xhiliano Xhoxhi, Malvin Toto, Bisera Pudiç, shtetase kroate, Gëzim Mekaj, Robert Peçi /report

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME