Categories Lajme

Në shtëpinë e vogëlushit nga Gostivari që ndodhet ende në kampin e ISIS

Osama Fidani është 10-vjeçari shqiptar që ndodhet në kampin famëkeq të Al Hawlit në Siri.Ai është shqiptar nga Gostivari. 6 vjet më parë u largua me të atin në Siri, por Osama nuk është i vetmi nga familja e tij në kamp. Ai ndodhet me dy vëllezërit Fidan Fidani 14 vjeç, Advanin 8 vjeç dhe motrën që ka lindur në Siri, Rejani 4 vjeç. Ndërsa, një ditë më parë, nëna e tyre nga kampi kërkoi ndihmë për t’u kthyer.

“Me na marrë dikush se kushtet i shikoni vetë në televizor. Sepse nuk rrihet këtu sepse është ftohtë” tha nëna e 10-vjeçarit për gazetarin e A2. Kryefamiljari Bekim Fidani ka humbur çdo kontakt me familjen në kamp dhe të afërmit në Gostivar. Shtëpia e Bekim Fidanit ndodhet në qendër të Gostivarit, ku prej 6 vitesh është e mbyllur.

Vëllai i Bekimit na çon në shtëpinë e tij.Nuk ka më zëra fëmijësh, por trishtim e boshllëk të madh. “E njoha. Kishte ndryshuar, ishte rritur, Kur ikën nga këtu ishin të vegjël. Ishte rritur ishte bërë i madh. Nga tiparet ka ndryshuar shumë pak. Është ashtu si e mbaj mend unë. U ndjemë shumë mirë, faktin që gazetarët tuaj kishin marrë guximin për të hyrë në atë kamp. Nga ana tjetër, pasi pamë regjistrime u prekëm në aspektin e kushteve se si jetojnë ata në kamp. Vij gati çdo ditë dhe vizitoj shtëpinë e tyre. Kam shumë mall për ta sa nuk përshkruhet. Mbesa quhet Rejani dhe ka lindur atje”, tha xhaxhai i fëmijëve Habib Fidani. Xhaxhai dhe vëllai i Bekimit i lutet për kthimin e fëmijëve pranë shtëpisë. Por një mesazh e ka edhe për të vëllain që mendojnë se mbahet në burg nga kurdët. “Kthehu vëlla se ka kush të pret”, e mbylli rrëfimin e tij Habib Fidani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME