Categories Lajme

“Jam jetim”, banori kërkon ndihmë: Më ndërtoni shtëpinë e shkatërruar, s’kam mundësi

Një banor i fshatit Manëz, Lulzim Lika kërkoi nga shteti që t’i ndërtojë shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti i 26 Nëntorit. Për “FaxNews”, ai deklaroi se momentalisht jeton tek njerëzit e tjerë në fshat, ndërsa shtoi se në çadrën që i kanë dhënë Emergjencat Civile ka mundur të qëndrojë vetëm një natë sepse moti ishte u ftoh dhe ishte e pamundur të flije aty.

“Me zor dola kur ra tërmeti, u rrëzova.Tani më kanë marrë njerëzit në fshat tek shtëpia e tyre. Në çadër nuk rrihet. Vetëm një natë qëndrova dhe pastaj u bë ftohtë. S’ka ardhur asnjeri. Jam interesuar vetë, por s’na ka parë njeri. Kanë sjellë vetëm ushqime dhe rroba. Vetëm unë jetoja në shtëpi. Jam jetim. Mami im është ndarë, më pas vdiq. Më vdiqën edhe dajat. Për 7 vite kam jetuar vetëm. Banesa kishte 4 dhoma. Kur ka punë punoj, kur nuk ka rri. Me ato të ardhura që fitoj, ha bukë. Kam tokë, por nuk e punoj se nuk kam mundësi. Kërkesa ime është që të më bëjnë një shtëpi, të jetoj. Kjo është e para. Nuk dua asgjë tjetër. Vetë nuk kam mundësi ta ndërtoj me aq punë sa bëj. Ajo është punë vetëm për të jetuar. Nga shteti nuk marr as asistencë, as ndihmë ekonomike”, tha Lulzim Lika.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME