Categories Lajme

Shifra alarmante nga ak.sid.entet në Shqipëri, 218 persona humbën jetën

Numri i aksidenteve në Shqipëri vijon të mbetet më i lartë se vitin e kaluar, pavarësisht rritjes së masave ndëshkimore. Për këtë, ekspertët e qarkullimit rrugor bëjnë përgjegjës jo vetëm drejtuesit e mjeteve por edhe këmbësorët, të cilët nuk zbatojnë rregullat për kalimin e vijave të bardha.

Pavarësisht se shumë drejtues automjetesh u prangosën dhe me mijëra të tjerë u gjobitën, përsëri këto masa nuk dhanë rezultat për të ulur numrin e aksidenteve me vdekje.“Abc News” ka siguruar shifrat nga Policia e Shtetit ku viti 2019 edhe pse nuk ka përfunduar ende, u regjistruan 218 aksidente fatale, 5 viktima më shumë se 2018. Dy muaj gjatë këtij viti kanë qenë më të përgjakshëm.

Në prill dhe qershor u shënuan 52 viktima, duke regjistruar pothuajse, ¼ e aksidenteve në total për 2019. Krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian numri i aksidenteve me vdekje në vendin tonë është disa herë më i lartë në raport popullsie. Trend rritje të aksidenteve me vdekje u shënua edhe në muajt shtator-tetor-nëntor me 63  raste. 15 më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Shkurti ka regjistruar numrin më të ulët të aksidenteve rrugore. Vetëm 9 raste fatale. Sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor, shkak për këtë përkeqësim të situatës janë edhe kalimtarët që nuk respektojnë vijat e bardha. Numri më i lartë i aksidenteve u shënua gjatë akseve kombëtare, si edhe në autostradën Tiranë- Durrës, Tiranë- Elbasan dhe Fushë-Krujë-Milot.

Pothuajse në të njëjtat shifra kanë mbetur edhe numri i personave që u plagosën rëndë nga përplasjet e automjeteve. Efektivë të policisë së qarkullimit Rrugor theksojnë se mbi 80 % të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së gabuar të drejtuesit të mjetit. Në  këtë periudhë rreth një e treta e aksidenteve është kryer nga drejtues mjetesh të grupmoshës 25 – 35 vjeç./ AbcNews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME