Categories Lajme

“Jam me 2 metra çuna në burg”, rrëfehet Zogu i Tiranës: Më japin çokollata, më quajnë se*si, janë yje

Disa javë më parë, përfundoi në prangat e policisë si shfrytëzues i prostitucionit. I njohur si “Zogu i Tiranës” në showbizz, Hermes Nikaj ka rrëfyer për “Panorama Plus”, 5 javët në “kafaz” mes të fortëve problematikë.

“Jam Zogu i Tiranës, të telefonoj nga Burgu 313”, ishte telefonata që Hermes Nikaj bëri nga qelia për të rrëfyer për herë të parë për “Panorama Plus” se ç’po ndodh me të në burg, 5 javë pas arrestimit në flagrancë me akuzën për shfrytëzim prostitucioni.

Ndërkohë që mediat kanë zbardhur të plotë dosjen për hetimin ndaj tij, nga ku janë publikuar përgjimet e shumë bisedave me mikeshat, Hermes rrëfen si ndihet brenda qelive të burgut në Tiranë.

E si po ia kalon në Burgun 313? Ka diçka argëtuese në këtë dramë jete?

Unë këtu po bëj 5 javë në total. Më kanë trajtuar shumë, shumë mirë, pasi unë jam me kujdes të veçantë. Po gjendja ime shëndetësore e psikologjike është e rënduar. Nuk mund të rrijë një gazetar i mbyllur në qeli.

Si sillen të burgosurit me ty, ndihesh i frikësuar?

Jo, më trajtojnë me kujdes. Sillen shumë mirë, më sjellin çokollata, paketa, përkujdesen për mua. Je bërë mik special me ndonjë? Patjetër, unë shoqërohem me të gjithë këtu. Mua më do çdo mashkull, malësor apo fushor të jetë.

Të ka transformuar burgu fizikisht?

Kështu vazhdoj të jem seksi dhe vazhdoj të vishem bukur. Këtu më thërrasin “o seksi i burgut” të gjithë, nga të burgosurit e deri te gardianët. Më thonë “sa erdhe ti na zbukurove burgun, o dielli i burgut!

Çfarë ke bërë ti aty për të tërhequr vëmendjen?

Unë vëmendjen e kam pasur sepse mua më njeh gjithë bota. Jam shumë i kënaqur nga Burgu 313, pasi këtu më trajtojnë mirë. Jam në kat të tretë, ku vuajnë dënimin njerëz të ngritur e çuna jo problematikë, të qetë, siç më thonë shefat këtu.

Janë të mirë në pamje?

Po janë yje, nga dy metra dhe të gjithë më drejtohen jo me emër, por “o zemra ime”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME