Categories Lajme

“Jam me Mamicën dhe Vrana Kontin”, çfarë paralajmëron Rama nga ‘Ballkoni i Perëndisë’

Mesdita e kësaj të marte, kryeministrin Edi Rama e gjeti në “Bunin e Bajraktarëve” në Bogë. I shoqëruar nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e njëkohësisht drejtuese politike e Shkodrës, Elisa Spiropali, ose siç preferon ta quajë në video “Mamica” dhe kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, ose siç thotë kreu i qeverisë, “Vrana Konti”, ishin në “Ballkonin e Perëndisë”, 1700 metra mbi nivelin e detit.

E aty, kryeministri paralajmëroi një ngjitje drejt Thethit për të diskutuar me sipërmarrësit atje për një program të ri të mbështetjes për investime në këto male. Sipas Ramës, paketa e re do të kthejë në banesat e të parëve, shqiptarët që janë larguar për të fuqizuar më shumë ekonominë falë agroturizmit.

“Do të diskutojmë atje me ata të cilët kanë hapur dyert dhe e kanë kthyer Thethin në një destinacion europian turistik për programin e ri, paketën e re të mbështetjes për investimet në këto male e cila do u hapë rrugë të gjithë atyre të cilët i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë dhe kanë punuar e punojnë pa pushim, e kanë kursyer dhe kursejnë që kursimet e tyre t’i investojnë në tokat e të parëve me një lehtësi të plotë pa pasur më ato hallet e pafundme të zinxhirit të pronave e pa pasur as nevojë të kalojnë në të gjithë atë procedurë që kërkon firmat e të gjithëve që janë të shpërndarë lart e poshtë, me një mbështetje të fuqishme qoftë në aspektin e dhënies së lejeve për të rihapur shtëpitë e të parëve, për të ndërtuar agroturizmat, për të fituar shumë më tepër seç fitojnë nga puna e lodhshme në shërbim të të tjerëve atje ku janë dhe njëkohësisht për t’i dhënë mundësi ekonomisë që të fuqizohet akoma më shumë falë turizmit e falë miliona e milionave turistëve që po mësyjnë në Shqipëri, edhe më shumë këtë vit se 10 milionët e vitit të shkuar që do të thotë, shumë më tepër të ardhura, shumë më tepër konsum, shumë më tepër punë për të gjithë zinxhirn e prodhimeve të vendit, e mbi të gjitha shumë më tepër krenari për Shqipërinë”, tha Rama.

Kryeministri paralajmëroi edhe një plan sekret e surprizë për shkodranët, të cilin tha se do ta zbulojë në një moment tjetër, por që do ta kthejë Shkodrën aty ku i takon.

“Kemi edhe një tjetër plan shumë ambicioz, por do ta mbajmë për një moment sekret dhe surprizë për shkodranët dhe Shkodrën loce që tani në krahët e Rilindjes do të fluturojë lart e më lart dhe do të kthehet në atë lartësi ku e kanë dashur e të cilës i kanë kënduar poetët e vet të jashtëzakonshëm”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME