Categories Lajme

Veliaj në SPAK, ironia e Korreshit: Erdhi koha që të gjithë të shkojnë në ‘dhomën e rrëfimit’

Deputeti Saimir Korreshi ka komentuar thirrjen e kreut të Bashkisë së Tiranës në SPAK dhe “përplasjen” me anëtarët e Rithemelimit që ishin jashtë godinës.
Ai u shpreh se më në fund ka ardhur koha që të pyeten persona në pozitat e Veliajt, ndërsa nuk kursyer edhe ironitë. “Kolegët e mi nuk duhet t’i thonin hajdut, por zoti hajdut sepse nuk e kanë atë konfidencë. Më në fund erdhi radha që të gjithë të shkojnë në dhomën e rrëfimit. Por aty nuk falen kollaj gjynahet”, tha ai.

Sa i përket dosjes 5D ai tha se nuk ka asnjë mundësi që drejtuesi i institucionit të mos ketë dijeni mbi faktin se ku kanë përfunduar paratë. “Për mua SPAK e kap lepurin me qerre. I vetmi institucion që mund të zhbëjë hallkat mes krimit të organizuar dhe qeverisë. Krim i organizuar është edhe të vjedhësh paratë e shqiptarëve në mënyrë institucionale”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME