Categories Lajme

“Jam një nënë hallexhie, ku të shkoj me fëmijën e vogël”, shiu nxjerr në pah vonesat me rindërtimin

Ka mjaftuar pak minuta shi në Durrës për të përmbytur disa lagje të qytetit, e për të nxjerrë në pah problemet e pazgjidhura që prej tërmetit të Nëntorit të kaluar. I tillë është dhe rasti i Shpresa Gucës, të cilës tërmeti i a ka rrënuar shtepine, ndërkohë që së bashku me vajzën e saj të vogël dimrin e kaluar e ka përballuar në çadër.

Ndërkohë që me ndihmën e Kishës Katolike asaj i është dhënë një kontenier, i cili është përmbytur pas shiut të mëngjesit të sotëm. Shpresa kërkon ndihmë nga shteti për një zgjedhje përfundimtare pasi ajo sot nuk ka një strehë ku të fusë kokën, ndërkohë që uji është futur në të gjitha anët e kontenierit.

“Unë jetoj këtu, është e mbushur e gjitha me ujë, me një fëmijë të vogël nuk di se ku të shkoj. Më është lagur dysheku, rrobat me të gjitha. Nuk di ku të iku të flej, ça do bëjë shteti për mua që jam një nënë fatkeqe. Jam nënë halexhie, nuk di se ku të shkoj, nuk shtyhet dimri këtu”, shprehet Guca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME